Ekonomi

Kurti: 2022-a, vit i zhvillimit ekonomik dhe ndërmarrësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi të gjatë në rrjetin social ka folur për të arriturat e Qeverisë së tij në sektorin e Ekonomisë.

Sipas Kurtit, viti 2022 ishte vit i zhvillimit ekonomik dhe ndërmarrësisë.

“Ky vit ishte vit i zhvillimit dhe përmirësimit të gjithmbarshëm, e veçanërisht në ekonomi.Është rritur për 23% vlera e eksporteve. Janë eksportuar mallra në vlerë 801 milionë euro.Janë rritur për 21,9% të hyrat tatimore. Në total 673,6 milionë euro”, ka thënë Kurti.

Po ashtu sipas Kurtit edhe të hyrat e doganave janë rritur për 11 %

“Të hyrat e Doganave janë rritur për 11,4% në krahasim me vitin e kaluar. Në total: 1 miliardë e 381 milionë euro të hyra.Investimet e huaja gjatë (janar – shtator) 2022 kanë arritur për herë të parë në 566,9 milionë euro ose rritje prej 43,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.Rritje për 67% të numrit të inspektimeve gjatë këtij mandati, me 2.830 inspektime gjatë vitit 2022.Funksionalizuam Gjykatën Komerciale”.

Kurti po ashtu ka thënë se kanë promovuar 560 produkte vendore.

“Subvencionuam kreditë e mbi 200 bizneseve prodhuese, me vlerë të kreditimit të mundësuar 87 milionë euro.Mbështetëm 139 biznese me potencial eksportues me 9.8 milionë euro grante. 30% të përfitueseve janë vajza dhe gra.Përkrahem 62 ndërmarrje përfituese përmes projektit “Iniciativa për fuqizim digjital”, ku 43% prej tyre janë në pronësi nga vajzat dhe grate.Promovuam 560 produkte vendore, duke mbështetur 83 ndërmarrje tona për pjësemarrje në 13 panaire ndërkombëtare”

Negociuam 21 marrëveshje financiare në vlerë rreth 350 milionë euro, prej të cilave afro 140 milionë janë grante, ka shtuar më tutje Kurti.

/Shqip.com