Lajme

Kurti: Virusin nuk e ndalim dot, por me masa synojmë ta ngadalësojmë përhapjen e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit

Kryeministri i Kosovës, Rifat Latifi, i ka arsyetuar masat e reja anti-COVID, të cilat janë kritikuar zëshëm nga opozita e shoqëria civile, sipas së cilëve ato janë në kundërshtim me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Por, me këto masa Kurti ka thënë se po synojnë që të ngadalësojnë përhapjen e virusit, pasi “nuk e ndalim dot”.

Këtë deklaratë Kurti e bëri të enjten gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për gjendjen me pandeminë në Kosovë.

“Ju garantoj se posa të bëhet e qartë që masat nuk janë më të nevojshme, ne menjëherë do t’i lehtësojmë ato”, tha shefi i qeverisë.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të mos nënvlerësohet varianti Omicron, pasi “po shkakton pasoja edhe në vendet më të mëdha të botës dhe numri i të vdekurve po shtohet nga dita në ditë”.

Kurti mes tjerash bëri thirrje që qytetarët të vaksinohen.

“Mbi 80 për qind e rasteve të vdekjeve kanë qenë te pavaksinur, dhe me variantin Omicron kanë qenë grupmosha 10-19 në javën e fundit”./SHQIP.com