Lajme

Kurti: “Vetmenaxhimi” është një formulim që i qëndron besnik konventës kornizë sipas Këshillit të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas pajtimit të deklaruar mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti, në një paraqitje para mediave të martën, ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit “është dashur të fillonte qysh dje”.

Po ashtu Kurti ka folur edhe për termin “Vetmenaxhim”.

Ai ka thënë se “Vetmenaxhimi” është një formulim që i qëndron besnik konventës kornizë sipas Këshillit të Evropës.

“Dhe do të duhej që atë formulimin për vetmenaxhimin e komunitetit serb ta adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u përmbushur dhe për neve siç kam thënë në Kuvendin e Kosovës, bëhet fjalë për një formulim i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë, konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas Këshillit të Evropës.”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se në vend se të diskutohet se pse marrëveshja nuk po nënshkruhet nga Serbia, diskutohet kur themelohet Asociacioni.

/Shqip.com