Lajme

Kurti vazhdon takimet në Iowa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Iowa, do të takohet edhe me Presidentin e kolegjit, DMACC, Rob Denson.

Sipas burimeve të Shqip.com ky takim pritet të filloj nga ora 16:45 deri në ora 17:45, sipas orës lokale në SHBA.

Vizita e Kurtit në Iowa, pritet të përfundojë me një festë zyrtar në objektin e Qeverisë në Johnston.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet që të udhëtoj në Chikago, Michigan dhe Uashington.

Burimet për Shqip.com kanë bërë të ditur se pas takimit në Iowa, Kurti do të udhëtoj në këto tri shtete.

Kurti gjatë ditës është takuar me guvernatoren e Iowa-s, Kim Reynolds në ndërtesa e Kapitolit, Des Moines, IA, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me guvernatoren e Iowa-s, Kim Reynolds

Kryeministri kosovar gjithashtu është takuar me drejtorë të zhvillimit ekonomik të disa qyteteve si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve prodhuese dhe shërbyese, me fokus në industrinë e sigurimeve, bujqësisë, sektorit bankar./Shqip.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti