Kurti uron me një video për 16 vjetorin e pavarësisë
Publikuar:
(16.02.2024 17:39:15)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video që shpërfaq shkurt historinë e Kosovës.
“Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë!”, ka shkruar Kurti në prag të Ditës së Pavarësisë.
Videoja nis me komandantin legjendar Adem Jashari dhe vazhdon me disa nga momentet kyçe që çuan në pavarësimin e Kosovës.
Aty shfaqet dhuna serbe, protesta e studentëve, lufta e UÇK-së, bombardimi i NATO’s dhe pamjet nga shtëpia muze për ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Në video shfaqën edhe disa nga sukseset e Kosovës pas pavarësisë në muzikë e sport, ndërsa përfundon me liberalizimin e vizave.
/Shqip.com