Lajme

Kurti uron kryeministren e re të Britanisë, pret të punojë me të për njohjen reciproke me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar kryeministren e re të Britanisë së Madhe, Liz Truss për detyrën e saj të re.

Kurti, ka publikuar fotografi nga takimi me Truss në Londër gjatë kohës që ajo ishte Sekretare Shteti për Punë të Jashtme.

Ai ka thënë se pres të punojë me Truss në fushën e ekonomisë, ligjit duke përmendur edhe arritjen e njohjes reciproke me Serbinë.

“Urime lideres së re të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar Liz Truss. Pres me padurim të punoj me Kryeministren Truss për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, përparimin ekonomik, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sigurinë e shtuar përballë agresionit rus”, ka shkruar Kurti.

Takimi në mes Liz Truss dhe Albin Kurtit

Truss, do të udhëheqë Britaninë, pasi paraardhësi i saj, Boris Johnson dha dorëheqje në korrik për shkak të disa skandaleve.

Ajo, fitoi garën në Partinë Konservatore, duke siguruar postin e lideres së kësaj partie dhe të kryeministres së re të Britanisë së Madhe.

Truss, do të bëhet kryeministrja e tretë grua e Britanisë, pas Thatcher-it dhe Theresa May./Shqip.com