Lajme

Kurti uron Krishtlindjen ortodokse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Albin Kurti, kryeministri i vendit, i ka uruar Krishtlindjet ortodokse qytetarëve të këtij besimi.

“Në kohën e festave të fundvitit, kur festojmë paqen, dashurinë dhe shpresën, të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks ju uroj Krishtlindjet”, ka thënë Kurti.

Tutje, në urim, ai ka thënë: “Ju uroj që festat t’i kaloni në paqe dhe mirëqenie, së bashku me të gjithë më të dashurit tuaj dhe me fqinjët tuaj në Kosovë. Çdo ditë të vitit të ri, le të punojmë fort dhe me ndershmëri, me motivim të ndërsjellë për bashkëjetesë dhe mirëkuptim, për drejtësi dhe falje, sepse me këto vlera, së bashku inkurajojmë një të nesërme më të mirë”.

Qytetarëve Kurti në fund u ka uruar “një Krishtlindje të lumtur dhe të bekuar!”.

/Shqip.com