Lajme

Kurti uron Albanese për fitoren: Do të jetë ndryshim thelbësor në politikat australiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar kryeministri në ardhje të Australisë, Anthony Albanese.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti zgjedhjen e liderit laburit australian, e ka konsiduar ndryshim thelbësor në politikën australiane.

“Urime laburistëve australianë dhe Anthony Albanese. Ky ndryshim thelbësor në politikat australiane, është jo vetëm i mirë për popullin e Australisë, por dhe politikat progresive klimatike të laburistëve janë pozitive për botën”, ka shkruar Kurti.

Albanese i cili si lider i Partisë Laburiste Australiane, do të bëhet kryeministri i ardhshëm i shtetit, pasi që ka arritur ta mposht në zgjedhje konservatorin dhe kryeministrin aktual, Scott Morrison./Shqip.com

Kryeministri në ardhje i Australisë, Anthony Albanese