Lajme

Kurti udhëton sot për Bruksel, nesër zhvillon takim me Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet që gjatë ditës së sotme të udhëtojë për në Bruksel.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet takimi midis tij dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Përparim Kryeziu nga Qeveria e Kosovës.

“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuciq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, tha Kryeziu për Shqip.com

Edhe në anën tjetër, Vuçiq ka konfirmuar takimin për ditën e nesërme por që nuk është shprehur optimist.

/Shqip.com