Lajme

Kurti udhëton për në Strasburg

Albin Kurti - Kryeministri i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Strasburg të Francës.

Ai do të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në.

Në njoftimin e dërguar nga Qeveria e Kosovës thuhet se kryeministri Kurti do të qëndrojë dy ditë në qytetin francez.

Atje ai do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.​

Mësohet se përveç Kurtit, për në Strasburg kanë udhëtuar edhe anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, përfshirë kryetaren, Rrezarta Krasniqi.

Kjo vizitë e kreut të Qeverisë së Kosovës, vjen vetëm disa ditë para takimit shumë të rëndësishëm në Ohër të Maqedonisë së Veriut me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

/Shqip.com