Lajme

Kurti: UÇK-ja ishte e drejtë, do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, andaj edhe do të dalë e pastër nga gjyqet, që ai i quan, të imponuara padrejtësisht nga politikanë jolargpamës.

Ai këtë deklaratë e dha në mbledhjen e 49-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

“UÇK-ja ishte dhe është e drejtë andaj do të dalë e pastër edhe nga gjyqet e imponuara padrejtësisht nga politikanë që u mungonte largpamësia”, ka thënë Kurti në këtë mbledhje.

Ai foli edhe për deputetin e Vetëvendosjes i cili ndodhet në Hagë, Rexhep Selimi, ku tha se ka mall dhe shpreson që të lirohet sa më shpejtë.

“Rexhep Selimi, aktivisti ynë, deputeti, gjenerali i UÇK-së, që e kishim anëtar kryesie, e kryetar të grupit parlamentar, për të cilin kemi shumë krenari dhe mall pa çka se çmallemi kur kontaktojmë me të, por jam i sigurt që shpejt do ta kemi serish, teksa urojmë që të lirohet nga ato akuzat e pabaza që i janë bërë atij dhe të tjerëve”, ka shtuar ai.

Tutje, Kurti se Qeveria Kurti 1 nuk zgjati shumë, pasi, sipas tij, u qëlloi një partner jo i qëndrueshëm.

“Kjo qeveri nuk zgjati shumë sepse na qëlloi partneri jo i qëndrueshëm për interesa shtatore edhe kombëtare”, ka thënë ai.

Kurti po ashtu e konsiderojë si përformancë jo të mirë rezultatin në zgjedhjet lokale që kishin.

/Shqip.com