Lajme

Kurti u takua me Stuart Peach, diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme është takuar me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin  Perëndimor, Stuart Peach.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, takimi i Kurtit dhe i Peach është bërë në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih e cila është mbajtur gjatë kësaj jave.

“Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. U diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, dhe për zhvillimet dhe sfidat rajonale”, thuhet në njoftimin e ZK-së.

Tutje, thuhet se Kurti Peach për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në zhvillimin dhe proceset integruese të saj, dhe rolin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor.

/Shqip.com