Kurti u drejtohet qytetarëve me video-mesazh pas situatës së rënduar me COVID-19
Publikuar:
(30.08.2021 15:07:29)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh lidhur me gjendjen e rëndë me Coronavirus në vend, njofton Shqip.com.
Përmes kësaj videoje, Kurti ka përsëritur se do të gjashtë-fishohet numri i inspektorëve, duke i shtuar kështu edh 85 të tjerë.
Po ashtu, ai tha se numri i shtretërve është rritur, kurse oksigjenimi qëndror është shtrirë nëpër spitalet rajonale.
“E sot pritet të vijnë edhe 53 mijë e 200 vaksina”, tha më tej Kurti.
Kurse, në fund të videos, ai iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen./Shqip.com