Lajme

Kurti tregon rreziqet e përhapjes së variantit omicron të COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar për rrezikun e variantit omicron.

Ai ka treguar katër rreziqe që mund ta përkeqësojnë situatën epidemiologjike.

Këto Kurti i ka thënë të dielën, gjatë një konference për media bashkë me ministrin e Shëndetësisë. Rifat Latifi.

“Rreziku i lartë për një valë të re na detyron përsëri që ta rrisim vigjilencën tonë, katër rreziqet me të cilat përballemi shpejt. Festat shoqërohen me ardhjen e një pjesë të konsiderueshme të mërgatës sonë, ky shtim në vendin tonë bashkë me grumbullimet e shumta festive e rrit dukshëm mundësinë e infektimeve duke paraqitur rrezit të lart për jetën dhe shëndetin”.

“Së dyti, situata epidemiologjike vazhdon të jetë tejet e rëndë sidomos disa në vende ku banojnë një pjesë e mërgimtarëve, Gjermani e Zvicër dhe ardhja nga këto vende e shton rrezikun”.

“Së treti, Kosova ka shkallën më të ulët të vaksinimit, që e bën një valë të re edhe më të mundshme, më të rrezikshme gjatë javëve dhe muajve në vijim. Katër, është shfaqur një variant i ri, “Omicron”, ky variant është përhapur në 38 vende të botës duke përfshirë 18 vende evropiane. OBSH e ka klasifikuar  si variant shqetësues dhe ka paralajmëruar mundësinë e pasojave të rënda nga valët e shkaktuar nga ky variant”, tha Kurti.

Kurti tregoi se “omicron” po shpërndahet shumë te fëmijët sidomos.

“Omicron”, të paktën deri tash, po shkakton hospitalizime të fëmijëve, sidomos fëmijëve nën moshën pesëvjeçare. Gati të gjithë këta fëmijë, i kanë pasur prindërit të pavaksinuar. Mjeti ynë më i fortë dhe më efikas, mbetet vaksinimi masiv”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, tha se ky variant shpërndahet dyfish më shpejt sesa delta. /Shqip.com