Lajme

Kurti thotë se është i gatshëm ta takojë Vuçiqin me 2 maj

Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është i gatshëm të takohet me Aleksandar Vuçiqin më 2 maj dhe se pret rezultatet konkrete.

Ai gjithashtu tha se marrëveshja e arritur në Ohër, do të zbatohet pa vonesa dhe plotësisht.

“Gjithmonë jam gati për takimet e nivelit të lartë. Takimi i radhës do të mbahen në Bruksel. Duhet të diskutohet se si edhe marrëveshje e Brukselit dhe marrëveshja e Ohrit do të zbatohen pa vonesa e në plotni”, tha Kurti, raporton EO.

Gjatë një prononcimi për media, ai gjithashtu tha se nuk është penduar që është bërë kryeministër.

“Unë nuk jam penduar që jam kryeministër besoj që njësoj e kanë ndjenjën kolegët e mi nga Qeveri e pa dyshim edhe shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës. Është evidente që me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kanë ndryshuar legjislativi dhe ka ndryshuar ekzekutivi ka filluar transformimi i madh demokratik e zhvillimor i vendit tonë”.

“Ajo që është e domosdoshme është një sistem i drejtësisë, një prokurori aktive një gjyqësor efikas, që të gjithë këta të jenë të mençur të ditur me një integritet profesional dhe personal e patriot në mënyrë që të sjellin edhe drejtësi për qytetarët. E kur them drejtësi mendoj edhe për viktimat e luftës për shkak të agresionit dhe gjenocidit të Serbisë por mendoj edhe për viktimat e korrupsionit e krimit të organizuar në periudhën e paqes”.

/Shqip.com