Lajme

Kurti thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër pas takimit me QUINT-in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar para mediave pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe të BE-së.

Kurti është treguar i rezervuar duke mos dhënë detaje rreth rrjedhës së takimit, por ka njoftuar se do ta thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për datën 15 janar në ora 14:00.

“Porsa patëm një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së. Në takim ishim të pranishëm presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe unë si kryeministër dhe dy zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla. Të tri institucionet do të dalim me një komunikatë të përbashkët për shtyp dhe pas kësaj do të mund të ju përgjigjemi në pyetjet e juaja.Ndërkaq unë po shkoj në kryeministri për të përgatitur thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës për nesër në ora 14:00”, tha Kurti para mediave.

Kryeministri Albin Kurti duke u pronocuar para mediave pas takimit me ambasadorët e QUINT-it

Takimi mes ambasadorëve të shtetit të QUNT-it, kryeministrit Kurti dhe presidents Osmani ka ardhur pas një komunikate të përbashkët të QUINT-it në të cilën kanë kërkuar që Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë bazuar në praktikat e votimit të mëhershëm.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar organizimin e referendumit të Serbisë, derisa kanë theksuar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë./Shqip.com