Lajme

Kurti thërret mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare – shkak situata me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e kabinetit qeveritar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare këtë pasdite, njofton Shqip.com.

Kjo mbledhje po thirret për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarve me COVID-19 në vend.

I pari i Qeverisë së Kosovës, ka anuluar vizitën zyrtare në Austri, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.

“Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë, teksa ora e mbledhjes nuk është bërë ende e ditur.

Situata me COVID-19 në Kosovë është rënduar. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 18 vdekje dhe rreth dy mijë të infektuar. /Shqip.com