Lajme

Kurti: Të hyrat në Doganë janë rritur për 14 për qind nga viti i kaluar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që i ka bërë Doganës së Kosovës, ka thënë se të hyrat në Doganë janë rritur për 14 për qind duke i krahasuar me vitin e kaluar.

Përmes një konferencë për media, Kurti ka thënë se vlera e konfiskimeve dhe sekuestrimeve për këtë vit ka shkuar në 5 milionë, nga 2 milionë sa ishte një vit më parë.

“Unë jam i kënaqur që patëm një vizitë në Dogana e Kosovës dhe kjo vizitë është mirënjohje dhe falënderim për udhëheqjen e Doganës. Policia dhe Dogana janë thelbi i sigurisë së shtetit tonë dhe kur kjo siguri i shtohen të mirat, atëherë nuk mund të themi se nuk shpreh gatishmëri më të shtuar në vijim. 14 për qind janë rritur të hyrat krahasuar me vitin e kaluar, vjet kishim 2 milionë euro konfiskime ndërsa këtë vit kemi pesë milionë euro. Edhe besueshmëria tek qytetarët për Doganën është rritur”, tha Kurti.

Përveç kësaj, Kurti tregoi se edhe besueshmëria te qytetarët e Kosovës për Doganën është rritur.

Dogana e Kosovës

“Përveç kësaj edhe besueshmëria te qytetarët e Kosovës për Doganën është rritur. Në vitin e kaluar ka qenë mbi 18% më e ulët besueshmëria sesa këtë vit dhe ky është një sukses shumë i madd”.

Kurti përmendi edhe një studim të Bankës Botërore, ku tha koha e zhdoganimit ka përmirësim të madh në vlerë prej 36% për import dhe 16% për eksport, krahasuar me matjen paraprake.

“E, kjo është tejet e rëndësishme për investitorët e huaj e në veçanti për ekonominë e Kosovës, komunitetin e biznesit i cili me këtë të dhënë, padyshim që inkurajohet për t’i riinvestuar fitimet e kursimet”, është shprehur Kurti, njofton klankosova.tv.

Ai, gjithashtu tha se Zyra Kombëtare e Auditimi, në raportin për Doganën e Kosvoës nuk ka shpërfaqur asnjë gjetje të kualifikuar./Shqip.com