Lajme

Kurti takon Sarrazin, nuk bëhet e ditur tema e diskutimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kjo është bërë e ditur nga Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate.

Takimi ishte paralajmëruar në ora 21:30, por për shkak të ndryshimit të agjendës është mbajtur më herët.

“Ju njoftojmë se për shkak të ndryshimeve në agjendë, takimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i paralajmëruar të mbahej sonte në orën 21:30, tashmë është mbajtur dhe ka përfunduar në orët e para të mbrëmjes”, thuhet në komunikatë.

/Shqip.com