Lajme

Kurti takon Lajçakun, temë zgjedhjet në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Shefi i qeverisë ka njoftuar se një nga pikat e diskutimit ka qenë takimi i ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat në veri.

“Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa”, ka thënë kryeministri.

/Shqip.com