Lajme

Kurti takon kryetarin e BSPK-së, diskutohet për punëtorët e sektorit publik dhe privat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kryetarin e Bashkësisë së Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykollin.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, Kurti dhe Hykolli kanë diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellët në mes Qeverisë dhe BSPK-së.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli. Në kuadër të komunikimit të rregullt, Kryeministri Kurti dhe z. Hykolli në këtë takim diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat”, thuhet në njoftimin e ZK-së.

Kujtojmë se para disa muajve, BSPK-ja kishte shpallur grevë të përgjithshme për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Përkundër faktit se Qeveria nuk përmbushi kërkesat, BSPK pezulloi grevën.

/Shqip.com