Lajme

Kurti takon homolugun e tij nga Maqedonia e Veriut, flasin për projektin e rrugës Prizren-Tetovë

Pamje nga takimi i kryeministrit Kurti me homologun e tij nga Maqedonia, Dimitar Kovacevski

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu  tij nga Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski kanë zhvilluar një takim bilateral.

Siç njofton kryeministria, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta.

Pamje nga takimi mes dy kryeministrave

“Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Përveç tjerash në takimin mes dy kryeministrave është theksuar edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit në të ardhmen.

/Shqip.com