Lajme

Kurti takon homologun kroat, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plankoviq.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se është i gëzuar për të shkëmbyer pikëpamje të përbashkëta me homologun e tij kroat.

Me Kroacinë ndajmë një të kaluar dhe një të ardhme të përbashkët brenda BE-së dhe NATO-s. I gëzuar për të shkëmbyer pikëpamjet me kryeministrin Andrej Plankoviq. Gjatë Forumit Botërorë Ekonomik 2023.

Tutje, Kurti tha se e ka falënderuar Plankoviqin për mbështetjen e Kroacisë ndaj Kosovës.

/Shqip.com