Lajme

Kurti takon ambasadorin e Irlandës në Kosovë, flasin për marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua sot me ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan.

Tema kryesore e takimit ishte marrëveshja e Kosovës me Serbinë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrisë.

“Kryeministri e falënderoi për mbështetjen dhe trajtimin me seriozitet të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë presidencës së Irlandës. Gjithashtu e informoi për procesin e dialogut dhe arritjen e Marrëveshjes Bazë në Bruksel dhe për aneksin e zbatimit të saj, në Ohër”, thuhet në njoftim.

Pamje nga takimi

Po ashtu gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, fushën e ICT-së dhe për shkëmbimin e përvojave sa i përket së përfshirjes dhe bashkëpunimin me mërgatën.

/Shqip.com