Lajme

Kurti takoi organizatorët e Hardh Fest, diskutojnë për organizimin që mbahet në fillim të shtatorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur gjatë ditës së sotme organizatorët e festivalit të Hardh Fest.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrisë.

Në këtë takim është disktuar për organizimin e festivalit që pritet të mbahet në fillim të muajit shtator.

Foto nga takimi

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij organizatorët e Hardh Fest, drejtorin e festivalit, Agron Sokoli, dhe Brikena Gashi e Betim Zllanoga nga Këshilli Organizativ. Organizatorët ftuan Kryeministrin Kurti për të qenë pjesë e festivalit, i cili mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në vreshtat e Rahovecit”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim po ashtu Kurti, theksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovë për prodhuesit dhe prodhimet vendore./Shqip.com