Lajme

Kurti takohet sot me emisarin gjerman, Sarrazin

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet përsëri sot (të dielën) me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi mes tyre do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, rreth orës 10:00.

Një takim mes Kurtit dhe Sarrazin u zhvillua edhe dje (të shtunën) e 27 majit.

Në këtë takim u diskutua për situatat që u krijuan pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur.

Kurti ka theksuar rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale.

/Shqip.com