Lajme

Kurti takohet me Merkelin javën e ardhshme në Tiranë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Tiranë, përcjell Shqip.com.

Lajmin e ka konfirmaur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili bëri të ditur se takimi do të realizohet javën e ardhshme.

“Mundem me e konfirmu që Kryeministri Kurti do të takohet me Kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë”, ka deklaruar Kryeziu për EO.

Ndryshe, të martën, më 14 shtator, Merkel do ta vizitojë Shqipërinë, ku në kuadër të vizitës, ajo do të takohet me krerët e Qeverisë së Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, dhe Maqedonisë së Veriut.

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në këtë vizitë do të diskutohet për çështjet e politikës ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal.

“Në këtë takim do të diskutohet për çështjet e politikës ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal. Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në njoftim./Shqip.com