Lajme

Kurti takohet me liderin opozitar të Irlandës së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me liderin e opozitës në asamblenë e Irlandës Veriore, Matthew O’Toole.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka thënë se me O’Toole ndër tjerash kanë folur edhe rreth rrezikut të mediave sociale për nxitjen e konfliktit në mes të komuniteteve.

“Matthew O’Toole. Në godinat e Kuvendit. Ne diskutuam për vlerat tona të përbashkëta social-demokratike, rëndësinë e të mësuarit nga e kaluara dhe rrezikun e shfrytëzimit të mediave sociale për të nxitur konfliktin midis komuniteteve”, ka shkruar Kurti.

/Shqip.com