Kurti takohet me liderët politikë të Luginës së Preshevës

Kryeministri Kurti do të mbajë të hënën takim me liderët politikë të Luginës së Preshevës me fillim nga ora 8:00.
Të ftuar janë Ardita Sinani, Ragmi Mustafa, Sami Salihu, Shqiprim Arifi, Naser Haziri, Shaip Kamberi, Nagip Arifi dhe Shqiprim Musliu.
Theksojmë se Arifi i cili kishte bojkotuar dy takimet e fundit me kryeministrin Kurti.
Ky i fundit njëherit ishte inicues i grumbullimit të nënshkrimeve nga asamblistët e partisë që drejton për shkarkimin e Ardita Sinanit.
Përmes një postimi në Facebook, Sinani konfirmoi se të hënën nga ora 08:00 e mëngjesit ka takim me kryeministrin Albin Kurti dhe nuk mund të jetë prezente në seancë, çka kërkoi shtyrjen e saj për një kohë më të përshtatshme.
Shqip.com, të premten ka raportuar për këtë ku kishte publikuar dokumentin ekskluziv për shkarkimin e kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani./Shqip.com