Lajme

(Dokument) Kryetari i Kuvendit Komunal në Preshevë përkrah shkarkimin e Sinanit

Kryetari i Kuvendit Komunal në Preshevë, Sami Salihu dhe Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani

Kryetari i Kuvendit Komunal në Preshevë, Sami Salihu, ka mbështetur kërkesën për shkarkimin e Ardita Sinanit nga pozita e kryetares.

Në dokumentin e siguruar nga Shqip.com, Salihu ka nënshkruar menjëherë kërkesën për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Alternativës për Ndryshim të Shqipërim Arifit, për shkarkimin e Sinanit.

Seanca është vendosur të mbahet të hënën e 11 prillit, në ora 10.

Në arsyetimin për shkarkimin e Sinanit, thuhet “si pasojë e krizës institucionale dhe mosfunksionimit të pushtetit lokal”.

Dokument

Gjatë ditës, Shqip.com ka raportuar ekskluzivisht për kërkesën e dorëzuar nga Alternativa për Ndryshim për shkarkimin e Sinanit, përmes 12 nënshkrimeve.

Lexo edhe:
EKSKLUZIVE : Shqip.com siguron dokumentin ku APN kërkon shkarkimin e Kryetares së Preshevës

Sinani u zgjodh në krye të Preshevës me 21 maj 2021, si pjesë e partisë Partia për Veprim Demokratik.