Lajme

Kurti takohet me kryeministrin e Norvegjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store. 

Kurti është shprehur falënderues për pritjen që i është bërë në Norvegji duke potencuar se Kosova mund të mësojë shumë nga Norvegjia.

“Kosova do të mësojë shumë nga suksesi i Norvegjisë në ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të barabartë dhe më të begatë. Me tregues të mirë në demokraci dhe ekonomi, është koha për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik”, ka shkruar Kurti në Twitter. /Shqip.com