Lajme

Kurti takohet me Hyland, flasin për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë në Ballkan

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti dhe Christopher Hyland
Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti dhe Christopher Hyland

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Christopher Hyland, bashkëpunëtor i afërt me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqës i fushatës së tij presidenciale.

Sipas zyrës së Kryeministrit, Kurti dhe Hyland kanë folur për rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve dhe raporteve të Kosovës me ShBA-të përfshirë dhe zhvillimin ekonomik, sigurinë dhe paqen në Ballkan.

“Me z.Hyland, kryeministri Kurti foli për rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve dhe raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sidomos në rrafshin e zhvillimit ekomomik nëpërmjet investimeve potenciale të investitorëve amerikanë në Kosovë dhe në atë të sigurisë dhe paqes në Ballkan për shkak të rreziqeve që agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës mund të paraqes për rajonin”, thuhet në njoftim.

Flamuri i Kosovës dhe ai i SHBA-së.

Gjithashtu, Kuri ka falënderuar Hyland për dedikimin e tij të gjatë ndaj Kosovës.

“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Hyland për dedikimin e tij të gjatë ndaj Kosovës dhe paqes së qëndrueshme në rajon, duke qenë edhe një nga personat e parë që e solli çështjen e Kosovës në vëmendjen e atë kohë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton”.

 Kurti në këtë takim kishte thënë se zhvillimi ekonomik, paqja dhe siguria në Ballkan ishin edhe fokusi kryesor i vizitës së tij  në ShBA./Shqip.com