Lajme

Kurti takohet me ambasadorin jorezident të Irlandës, flasin për liberalizimin e vizave për kosovarët

Albin Kurti në takim me Ronan Gargan

Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Irlandës dhe Kosovës ishte tema kryesore e takimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit jo rezident të Irlandës, Ronan Gargan.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit, Potenciali i Kosovës në fushën e teknologjisë informatike u theksua nga Kurti si mundësi që do të duhej eksploruar për rritje të bashkëpunimit ekonomik.

“Ambasadori Gargan i shprehu ngushëllime kryeministrit Kurti për jetët e humbura në aksidentit tragjik në Kroaci.

Ai theksoi ngjashmëritë mes Irlandës dhe Kosovës në lidhjet e tyre me mërgatën”, thuhet në komunikatë.

Në takim u bisedua për rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Kurti tha se Irlanda mund të jetë një zë i rëndësishëm në BE për avokimin në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën./SHQIP.com