Lajme

Kurti: Takimi me Scholz dëshmoi marrëdhëniet e forta me Gjermaninë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi me kancelarin gjerman Olaf Scholz, dëshmori marrëdhëniet dhe të shkëlqyeshme.

Ai në një postim në Facebook, ku ka shkruar për takimet që ka zhvilluar në Gjermani, ku mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, SPD-së, tha se Kosova është shtet i së drejtës.

“Takimi me Kancelarin Scholz dëshmoi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se në Gjermani ka takuar edhe Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi si dhe me Kryetarin e SPD-së njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil, me të cilit tha se ka diskutuar për fuqizimin e bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat.

“Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë. Biseduam dhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se në Gjermani ka zhvilluar takime me mërgatën

“Nuk mund të mungonte dhe takimi me mërgatën, ku biseduam mbi një mori temash, i interesuar jo vetëm për t’i informuar me ecurinë e aktualitetin e vendit tonë, por edhe për të dëgjuar rreth jetës e përvojës së tyre, përshtypjeve e ideve të diasporës”, ka shkruar Kurti.

Në Gjermani Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe nënkryetarja e dytë e partisë Mrika Limani Myrtaj.

/Shqip.com