Lajme

Kurti, Sveçla e Haxhiu vizitojnë familjen e Enver Zymberit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot kanë shkuar për vizitë te familja e heroit Enver Zymberi.

Kurti me pjesëtarët e Qeverisë që e udhëheq shkuan në prag të përfundimit të vitit 2023.

Bashkë me ata ishte edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

/Shqip.com