Lajme

Kurti sot pritet të takohet me përfaqësues të NJSI-së dhe të NJTME-së

Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI)
Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI)

Takimi në mes të përfaqësuesve të Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe atyre nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME), me kryeministrin Albin Kurti pritet të zhvillohet sot nga ora 16:00.

Dukagjini nga burime ka marrë vesh se takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, ndërsa përveç përfaqësuesve nga dy njësitë, prezent do të jetë edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës.

Dukagjini ka dërguar pyetje rreth këtij takimi edhe në Qeverinë e Kosovës, por deri në këto momente nuk ka pranuar përgjigje.

Takimi vjen pas një proteste që dy njësitë e kishin mbajtur para objektit të qeverisë më 1 nëntor, ndërsa protesta e dytë e paralajmëruar, ishte pezulluar pas premtimeve për takim me Kurtin.

Ata kanë kundërshtuar lartësinë e shtesave të propozuara nga qeveria, si dhe kanë kërkuar kategorizim, ose përfshirje në listën e ekspertëve.

/Shqip.com