Ekonomi Biznes

Kurti: S’ka zhvillim pa mbështetjen e sektorit privat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se s’ka zhvillim ekonomik nëse nuk mbështet sektori privat.

Këtë, Kurti e tha të enjten gjatë një takimi me komunitetin e biznesit të Prishtinës.

Ky takim është organizuar nga Ministria e Industrisë dhe Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Qeverisja e mirëfilltë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve janë vizioni i qeverisë tonë. Në programin qeverisës është përmirësimi i konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve”.

Ilustrim

“Dialogu i vazhdueshëm mes nesh është i domosdoshëm që vizionin e programin ta kthejmë të realizueshëm. Ne nxisim një dialog të nevojshëm për zhvillimin, punësimin dhe investimin. Zhvillimi ekonomik nuk mund të arrihet nëse nuk i japim përkrahje sektorit privat”, ka thënë ai.

“Sipas vlerësimit të BQK-së ka një rritje ekonomike prej 9.9 për qind të bruto produktit vendor, krahasuar me një vit të ardhurat janë shtuar për 33 për qind, eksportet me 68 për qind, ndërsa numri i të punësuarve është rritur”, tha Kurti.

Qeveria e Kosovës në projektligjin për buxhetin ka vendosur edhe linja buxhetore për sektorin privat.

Sidomos për atë të prodhimit, ku sipas Kurtit duhet të mbështetet për t’u rritur eksporti. /Shqip.com