Lajme

Kurti shtrëngon duart me Ramën. A do ketë takim me Brnabiç?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu bashkua punimeve të Samitit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit. Kurti u prit nga kryeministri Edi Rama në ceremoninë zyrtare para godinës së qeverisë, ndërsa shtrënguan duart me njër-tjetrin në tapetin e kuq.

Në fokus të punimeve të Samitit të BE në kryeqytetin shqiptar, i cili për herë të parë mbahet në një vend jashtë unionit, do të jetë edhe situata në veriun e Kosovës, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Kryekomisionerja Ursula von der Leyen ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet t’i rikthehen tryezës së dialogut. Edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte u shpreh për mediat nga Tirana se BE do kërkojë uljen e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Mbetet për t’u parë gjatë Samitit nëse do të kemi një takim Kurti-Brnabiç të ndërmjetësuar nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

/Shqip.com