Lajme

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Nazmi Mikullovcit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Nazmi Mikullovci

Kryeministri i shtetit, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-drejtorit të Trepçës, Nazmi Mikullovcit.

Ai në Facebook ka thënë se emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj.

Lexo edhe:
Vdes drejtori i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci

Tutje theksoi se Nazmi Mikullovci ishte përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës.

Teksa tha se për të ka qenë më shumë se sa një bashkëpunëtor në më shumë se sa një dekadë.

/Shqip.com