Lajme

Kurti shkon sot në Tiranë, takohet me krerët institucional

Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti pritet që gjatë ditës së sotme të shkojë në Tiranë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, sot Kurti do të takohet me krerët institucional të Shqipërisë.

Por, këtë udhëtim, i pari i ekzekutivit do ta realizojë pas homazheve në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.  Pas homazheve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, ku do të zhvillojë takime me krerë institucional”, thuhet  në njoftimin e ZKM-së.

Temë diskutimi e Kurtit me liderët e Shqipërisë do të jetë marrëveshja e arritur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për normalizimin e raporteve.

/Shqip.com