Lajme

Kurti shkon në Austri, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka udhëtuar për në Austri për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministria përmes një njoftimi për media në faqen e tyre zyrtare.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Austri, ku do të merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës”, thuhet në njioftim.

Kujtojmë se dje Kurti ka zhvilluar takim me Cyrille Bellier, Drejtor për Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë, në Agjencinë Franceze për Zhvillim – AFD (Agence Française de Développement) dhe Vladimir Deliry, nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës.

Duke biseduar për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, Kryeministri Kurti theksoi se Kosova është qendër e rajonit të EMENA-s dhe krahas pozitës gjeografike dhe stabilitetit institucional, Kosova ka potencial të madh në rajon.

Në takim u bisedua edhe për sfidat sociale dhe ekonomike që janë specifike për Kosovën, duke përfshirë çështjet energjetike dhe mjedisore.

/Shqip.com