Lajme

Kurti shkarkon zëvendëskryeshefin e AUV-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar nga detyra zëvendëskryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Naser Krasniqi.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Ligji për Zyrtarët Publikë nuk parasheh pozitë të tillë në AUV.

“Duhet theksuar që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk parasheh pozitë të Zëvendës Kryeshefit të AUV-it, pozitë të cilën e ka mbajtur z. Krasniqi dhe në bazë të të cilës iu ka besuar udhëheqja e kësaj Agjencie. Rrjedhimisht, me qëllim të sigurimit të zbatimit të rendit dhe ligjit, kryeministri ka shfuqizuar Vendimin që ka humbur bazën ligjore dhe ka caktuar ushtrues të ri të detyrës të Kryeshefit të AUV-it”, thuhet në komunikatën për media.

Pas këtij vendimi, Kurti ka autorizuar Flamur Kadriun, aktualisht drejtor i Drejtoratit për Shërbimin Publik brenda AUV-it, që të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e kryeshefit të kësaj Agjencie, deri në shpalljen e rezultateve të konkursit për emërimin e ri në krye të AUV-it./SHQIP.com