Lajme

Kurti: Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është kërcënim për paqen në Ballkanin Perëndimor sepse ajo po armatoset nga Kina dhe Rusia.

Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë gjatë një intervistë ekskluzive për Večernji list.

Po ashtu Kurti, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte në Kosovë, pasi sipas tij, rreth kufirit të Kosovës me Serbinë, në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 i përkasin xhandarmërisë.

Gjithashtu, Kurti ka pyetur “nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë.

“Dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake ishin ‘Mburoja Sllovene’ dhe ‘Vëllazëria Sllovene”, është shprehur Kurti.

Intervista e Kurtit

Kurti ka përfunduar duke theksuar se kundërshton thellimin e Asociacionit të Komunave Serbe sepse do të ishte parathënie e krijimit të Republikës Serbe të re./Shqip.com