Lajme

Kurti: Serbia një regjim hibrid, Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe njëherë për raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

Derisa ai ka folur për marrëveshjen finale midis Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se Serbia është një regjim hibrid, e Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar.

“Qysh dje po të varet prej meje, por është e qartë se pala e cila nuk është konstruktive, pala e cila është agresive, ajo e cila nuk distancohet as nga e kaluara pra Millosheviçi, as nga e tashmja problematike për kontinentin tonë, pra Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar. Ne si shtet demokratik dhe i pavarur jemi të bindur që jemi edhe më demokratik edhe të pavarur se sesa Serbia. Ajo është një regjim hibrid, autokraci praktikisht dhe në anën tjetër nuk është e pavarur nga federata ruse”, ka thënë Kurti në TopChanel.

Më tutje Kurti ka thënë se kjo bën që ta kemi fqinjësinë e vështirë, ndërkohë që ka dëshirë që të ketë fqinjësi të mirë, por për këtë do të ndihmojë shumë zbatimi i marrëveshjes që është dakorduar në Bruksel dhe në Ohër e cila nënkupton njohje defakto të ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

/Shqip.com