Lajme

Kurti: Serbia i grumbulloi të burgosurit në Dubravë për t’i vrarë e pushkatuar

Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës
Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar burgun e Dubravës, për të përkujtuar masakrën që ndodhi aty 24-vjet më parë.

Kurti tha se Burgu i Dubravës ishte grumbullim i të burgosurve politik, me ç‘rast Serbia synonte vrasjen dhe pushkatimin e tyre.

“Përtej të dhënave na shtrohet edhe një problem se si duhet të lexohen këto masakra, vrasje e burgosje. Një nga mënyrat për ta kujtuar historinë e Kosovës është për të lexuar për burgosjen sipas rendit juridik”.

“Të burgosurit politikë shqiptarë ishin një kategori në vete që nuk mund të injoroheshin. Shteti i Serbisë i grumbulloi mbi 900 të burgosur politikë, i solli në Dubravë për t’i pushkatuar. Këtë burg e bëri një farë kampi i të burgosurve politik”, tha Kurti.

/Shqip.com