Lajme

Kurti: Serbia dërgoi njësitet elitare për të arrestuar policët tanë

Albin Kurti - Kryeministës i Kosovës

Kryeministri Kurti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës tha se shteti nuk ka problem me qytetarët serbë, por me kriminelët që veprojnë në veri të Kosovës.

Duke folur për arrestimin e kreut të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, ia ka thënë se i njëjti ka organizuar sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave.

Kurti kidnapimin e policëve e ka quajtur agresion nga Beogradi zyrtar.

Kryeministri tha se kidnapimin e policëve e bënë dy formacione ushtarake serbe, përfshirë edhe njësitit “Cobra”.

“Njësitet policore ne i kemi vendosur në 16 rrugë në veri për të parandaluar kontrabandën. Policët e arrestuar ishin të specializuar për të parandaluar kontrabandën, por Serbia i dërgoi njësitet më elitare për arrestimin e policëve”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur raportimin në Kuvendin e Kosovës mbi situatën në veri të vendit, me kërkesën e partive opozitare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kurti thotë se nëse policët e kidnapuar do të ishin në territor të Serbisë, nuk do të bëhej fjalë për lirimin e tyre.

“Gjithçka është e qartë se policët e kidnapuar kanë qenë në brendësi të territorit të Kosovës. Ky është agresion edhe ndaj republikës sonë por edhe ndaj KFOR-it, përkatësisht NATO-s”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se nuk dëshiron hakmarrje dhe është për deeskalim të situatës.

“Deeskalimi nuk duhet të ndodh në dëm të shtetësisë sonë”, ka vijuar tutje Kurti

/Shqip.com