Lajme

Kurti: Së shpejti propozojmë nivelin e pagës minimale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se së shpejti  do ta propozojnë nivelin e pagës minimale në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social.

Qysh në hapjen e mbledhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri Kurti u shpreh se për tu mundësuar punëtorëve jetë e dinjitetshme kanë filluar të ndërmarrin hapat e nevojshëm për rritjen e pagës minimale si një zotim i tyre.

Shefi i ekzekutivit kosovar po ashtu u shpreh se me projektligjin e përgatitur do t’i evitojnë të gjitha pasiguritë ekzistuese.

“E që punëtorëve pa dallim nga sektori ku punojnë tu mundësojmë jetë të dinjitetshme kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt përmbushjes së një zotimi tjetër tonin e që është rritja e pagës minimale. E projektligjin e përgatitur do të evitojmë të gjitha pasigurt ligjore ekzistuese ndërsa në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social së shpejti do të propozojmë nivelin e pagës minimale”, u shpreh kryemninistri Kurti.

Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) gjatë një konference për medie sot kanë deklaruar se nuk do të pajtohen me asnjë pagë minimale nën 400 euro. /Shqip.com