Lajme

Kurti s’e pret Ramën, por ministrat e tij nënshkruajnë marrëveshjet me Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur gjatë vizitës së tij më herët në Maqedoni, në kuadër të turit ballkanik, se nuk beson se Kurti e ka harruar Kanunin, pasi edhe hasmit nuk i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi.

Përkundër kësaj, Kurti nuk është takuar ditën e sotme me homologun e tij shqiptar Edi Rama, i cili ka qenë në një vizitë zyrtare sot në Prishtinë.

Varësisht nga kjo, ministrat e tyre nënshkruajnë marrëveshjet me Shqipërinë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe homologu nga Shqipëria, Ulsi Manja, kanë nënshkruar Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve.

Ndryshe, Rama është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

/Shqip.com