Lajme

Kurti – Rizvanolli : Marrëveshja me MCC-në do të përmisojë gjendjen në sektorin e energjisë

Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë mbajtur një konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Kosovës dhe MCC-së për fushën e energjisë.

Në fjalën e saj, Rizvanolli është shprehur se me këtë marrëveshje do të përmisohet e tashmja dhe e ardhmja e sektorit të energjisë në Kosovë.

“Përdorimi i baterisë do të ndikojë në një masë në uljen e importit të shtrenjtë. Një kalkulim preliminar i MCC-së është që rezervat e energjisë do t’i kursejnë sistemit elektroenergjetik të Kosovës minimum 15 milionë euro në vit, kjo vlerë parashihet të jetë edhe më e madhe kur rriten çmimet e energjisë, siç po ndodhë këto ditë”, ka thënë ajo.

Artane Rizvanolli

Kurti në fjalën e tij ka thënë se ky është granti ma i madh në historinë e Kosovës.

Albin Kurti

“Qeveria e Kosovës do ta mbështesë ketë grantë. Ky grantë do të përfshijë tri projekte” është shprehur Kurti.

Sipas Kurti me këtë hap është bërë hapë shumë i madhë në sektorin e energjisë.

“Me marrëveshje përmes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit janë pajtuar që t’i japin Kosovës grant në vlerë prej 202 milionë dollarë. Ky është granti më i madh i njëhershëm në histori të Kosovës së çliruar. Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta mbështesë programit 34.7 milionë dollarë në bashkëfinancim duke e quar kësisoj vlerën totale në 236.7 milionë dollarë”, ka thënë Kurti.

Disa ditë më parë deputetetët e Kuvendit të Kosovës ratifikuan marrëveshjen midis Kosovës dhe MCC-së.

Kjo marrëveshje mori 89 vota të deputetëve.

Lidhur më këtë marrëveshje, shefja e MCC-së, Alice Albright  është shprehur se kjo marrëveshjet e MCC-së sjellin dobi për miliona njerëz, derisa ka thënë se qytetarët e Kosovës po përballen me probleme me energjinë./Shqip.com