Lajme

Kurti rendit 22 vendimet e marra në mbledhjen e Qeverisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, të 140-tën me radhë.

Në këtë mbledhje janë marrë 22 vendime, të cilat Kurti i ka renditur në postimin e tij.

“Në prag të shënimit të Ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovës, iniciuam aderimin e Republikës së Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP). Ndamë 600 mijë euro për financimin e monitorimit elektronik. Një mënyrë efektive e trajtimit të rasteve penale, e në veçanti e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje. Me qëllim tejkalimin e krizës energjetike ndamë 9 milionë euro. Për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë ndamë 10 milionë euro. Në mbështetje të punësimit të personave nga komunitetet jo shumicë ndamë 3 milionë euro. Për mbështetje të mërgatës, të punësimit të grave dhe likuiditetit familjar ndamë 243 mijë euro”, thuhet në njoftimin për media.

Postimi i plotë:

Në prag të shënimit të Ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovës, iniciuam aderimin e Republikës së Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Ndamë 600 mijë euro për financimin e monitorimit elektronik. Një mënyrë efektive e trajtimit të rasteve penale, e në veçanti e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje.

Me qëllim tejkalimin e krizës energjetike ndamë 9 milionë euro.

Për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë ndamë 10 milionë euro.

Në mbështetje të punësimit të personave nga komunitetet jo shumicë ndamë 3 milionë euro.

Për mbështetje të mërgatës, të punësimit të grave dhe likuiditetit familjar ndamë 243 mijë euro.

Aprovuam ndryshimin e publikimit të akteve nënligjore, për të lehtësuar qasjen e personave të verbër në Gazetën Zyrtare.

Emëruam Bordin Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Ndamë 15 mijë euro për organizimin e Forumit Ekonomik të Vjenës në Prishtinë.

Miratuam nismën për marrëveshjen plotësuese për “Programin e Ujërave të Zeza të Kosovës II” me vlerë të grantit prej 13.2 milionë euro.

Ndamë 157 mijë euro për projektin me Bankën Botërore për përmirësimin e sistemit të qeverisjes digjitale.

/Shqip.com